Feniksi i rilindur nga hiri i tij nuk është thjesht një mit por esenca e jetës së vërtetë. Gjithçka rinis nga trashëgimia që vdekja lë pas dhe këtë më mirë se kushdo e ka kuptuar Luis Enrique që me mjeshtëri ringriti një PSG të lodhur nga thashethemet, intrigat dhe egot e sëmura të milionerëve në skuadër. Trajneri spanjoll nuk i dhë thjesht një leksion Interit por gjithë botës, duke treguar se edhe një skuadër e Ligue 1 mund të fitojë trofeun më të rëndësishëm të klubeve në planet e madje këtë mund ta bëjë me futbollin imponues, të bukur dhe të pakopjueshëm. Një grup djemsh të rinj të ngritur mbi themelet e PSG-së së vjetër që la pas Mbappe dhe grupi i milionerëve, i treguan Italisë së futbolli vazhdon, pavarësisht lavdisë së dikurshme të Serie A dhe njerëzit e situatat në jetë ndryshojnë. Sot Italia bashkë me Interin jetojnë ende në epokën e Morattit apo Berlusconit, por bota ka ndryshuar dhe një “Moratt” dje është një “Al Khelaiff” prandaj PSG fitoi, dominoi dhe “keqtrajtoi” Interin, një “kafshë” e plagosur që bashkë me futbollin italian që sot duhet të rinisë ringritjen nga hiri i tij.
Nga Pirro Bardhyli