Arbin Zejnullai e ka mbyllur me Egnatian. Mesfushorit i ka përfunduar kontrata dhe palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të rinovuar. Mësohet se Zejnullai dhe klubi nuk kishin kërkesa të njëjta dhe për këtë arsye u vendos ndarja. Zejnullai del lojtar i lirë në merkato dhe është në kërkim të një skuadre të re.
Partizani është një nga klubet që ka treguar interes për 26-vjeçarin, por mbetet të shihet nëse drejtuesit do të avancojnë. Zejnullai është pjesë e Egnatias nga viti 2022 dhe ka qenë titullar i padiskutueshëm.
sfidanti.al