E ardhmja e Simone Inzaghit duket mes Interit dhe Arabisë Saudite. Sipas ‘Ariyadhiah’, trajneri italian ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Al Hilal dhe pritet të takohet me drejtuesit sauditë të martën për të planifikuar sezonin. Megjithatë, postimi ku njoftohej kjo, u fshi disa orë më vonë, duke rritur dyshimet mbi vlefshmërinë e marrëveshjes. Në të njëjtën kohë, Inzaghi pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e Interit për të diskutuar të ardhmen e tij.
Klubi saudit ka paraqitur një ofertë konkrete dhe shumë të majme, por vendimi përfundimtar nuk është marrë ende. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se kanë nisur spekulimet për zëvendësues të mundshëm në stolin zikaltër. Takimi me drejtuesit e Interit pason humbjen në finalen e Champions League. E ardhmja e Inzaghit mbetet e hapur dhe mund të qartësohet brenda pak ditësh.
sfidanti.al