Te Milani ka nisur një kapitull i ri, me emërimin e Massimiliano Allegri-t si trajner dhe Igli Taren si drejtor sportiv.
Allegrit i është besuar detyra për të ndërtuar skuadrën, duke thirrur ekipin më herët se zakonisht, më 4 korrik, për të përfituar nga përgatitjet në Milanello.
Theo Hernandez pritet të jetë një nga largimet e rëndësishme te kuqezinjtë, me francezin që ka refuzuar ofertën e rinovimit dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Italia. Milani ka nisur kërkimin për një zëvendësues dhe ka identifikuar Junior Firpon dhe Destiny Udogien si objektiva të mundshëm.
Udogi është prioriteti, por vlerësimi i Totenhamit prej 40 milionë eurosh e bën transferimin të vështirë. Takimet mes Allegrit dhe Tares kanë për qëllim përcaktimin e lëvizjeve në merkato. Milani synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri.
sfidanti.al