Përse Mbape zgjedh rrogën 21 milionë euro tek Reali ndaj 40 milionëve tek PSG?!

Të paktën këto janë shifrat që jepen nëpër media dhe rrjetet sociale, porse besohet se i afrohen së vërtetë. Kilian Mbape vërtet është duke shkuar gjithnjë e më shumë në drejtim të Realit të Madridit, por diferenca financiare e ofertave është e madhe. Besohet se Paris SG është gati t’i japë Mbapesë 40 milionë euro rrogë në sezon, që do të thotë më shumë se Nejmar apo Mesi për ta bërë lojtarin më të paguar në botë. Nga ana tjetër, në Madrid nuk besohet se do të ofrojnë më shumë se 21 milionë euro në sezon (apo ndoshta 25), si dhe do t’i japin një shumë prej 40 milionë eurosh si shpërblim për hedhjen e firmës. Gjithsesi, oferta franceze është më e lartë, por ndoshta Mbapeja dëshiron të luajë në një kampionat më të fortë.

Sfidanti.al