Red Bulli vërtet ka frikë se mos Mercedesi ia merr Verstapenin!

Në Francë nja 2-3 shekuj më parë thoshin “Mbreti vdiq, rroftë Mbreti”. Kështu do të thonë edhe në Formula 1 kur Ljuis Hamilton ta mbyllë karrierën, ndërsa jeta do të vazhdojë. Që tani ka nisur të përflitet se Mercedesi mund të tentojë të marrë Maks Verstapenin nga Red Bulli, nëse anglezi tërhiqet që tani (ekziston si mundësi, por pak besohet të ndodhë). Edhe pse shefi ekzekutiv, Kristian Horner, nuk beson se kjo gjë mund të ndodhë, sërish janë të gjitha mundësitë që të ngjajë pikërisht kështu. “Ajo që ndodhi në Silverston, – thotë Horneri, – përplasja në Angli është një çarje shumë e madhe që të kalohet”. Gjithsesi, Mercedesi mund t’i ofrojë Verstapenit një mundësi më të madhe për të fituar, nga ana sportive dhe nga ana financiare, dhe ky kombinim mund të jetë vendimtar.

Sfidanti.al