Që kur është bashkuar me kuqezinjtë ka pësuar 11 ndërprerje për shkak dëmtimi apo edhe sëmundjeje. Zllatan Ibrahimoviç po ndjen pasojat e moshës së shtyrë (për futboll) dhe pasojat e një karriere të gjatë si lojtar profesionist, aq sa po mendon se mund të mos vazhdojë me Milanin sezonin që vjen. Edhe klubi italian po shqyrton situatën, për të vendosur nëse mund të ketë një tjetër rinovim. Ibrahimoviç ka munguar gati 320 ditë, apo e përkthyer në ndeshje, plot 39 sfida. Nuk është aspak gjë e vogël dhe me kalimin e muajve kjo situatë mund të vështirësohet. Dëmtimi i fundit ishte në Milan-Juventus (0-0), dhe Zllatani besohet se do të luajë në derbi, por dyshimet janë të forta nëse ai do të mundet ta përballojë një tjetër sezon në “vijën e parë”!
Sfidanti.al