Sjellja e futbollistëve tanë pas ndeshjes, nuk e përmirëson dot imazhin e fushës. Dhe kjo ndodhë, ngaqë fjalës së tyre i mungon sinqeriteti. Një nga futbollistë që respektohet më shumë, bile edhe kur nuk bën mrekulli në fushë, Hysaj, paska thënë: “ Gjyqtari nuk e kuptoi se çfarë po bënte?”. Një frazë që nuk mund ta thotë për bilbilin e ndeshjes kur është në Serinë A nga frika e dënimit. Tek ne është ndryshe.
Hysaj që është habitur me arbitrin turk, edhe ka të drejtë, por humbet besueshmerine, kur nuk habitet me vendimin e trajnerit De Biazi që e dërgoi në stol, për të futur Çanin. Nuk habitet me porterin Berisha, kur pa asnjë arsye godet me kokë kundërshtarin dhe lë ekipin mangët. Ka shumë habira të tjera, që Hysaj me shokë, nuk i flasin dot publikisht.