Sipas transfermarkit, vlera në treg nuk shkon më shumë se 25 milionë euro, dhe kjo është “asgjë” për nivelin e sotëm dhe për një lojtar që ka dalë i katërti në Kupën e fundit të Botës. Sofian Amrabat megjithatë cilësohet si bomba e mundshme e transferimeve të janarit, ndërsa Barcelona do ta marrë hua dhe pastaj të ketë të drejtën të blejë kartonin. Një futbollist gjysmëfinalist i Botërorit dhe që luan në Serinë A për Fiorentinën fare mirë mund të kushtojë shumë më tepër, ndoshta 50 milionë euro. Kështu ndodhi kur Fiorentina e mori nga Verona, dhe vlera në treg ishte 10 milionë euro, por për kartonin u paguan 19.5 milionë euro.
Sfidanti.al