Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë edhe dy miqësore ndërkombëtare ndaj Italisë U-17 në muajin shkurt. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Italiane për dy ndeshje mes ekipeve kombëtareve U-17, konkretisht me lojtarë të vitlindjes 2007, që do të zhvillohen që të dyja në Shqipëri. Ndeshja e parë Shqipëri U17 – Itali U17 do të zhvillohet më datën 21 shkurt në stadiumin “Air Albania” të Tiranës dhe do të nisë në ora 17:00. Ndërsa ndeshja “e kthimit” me këtyre dy skuadrave do të luhet më 23 shkurt e do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në ora 12:00. Trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Evin Bulku do të kenë mundësinë të luajnë disa miqësore në muajin shkurt me ekipin kuqezi që po përgatitet për fazën Elite Round të Kampionatit Europian 2022-2023 të kësaj grupmoshe.
Sfidanti.al