Një “margaritar” vërtet, ylli i ri më i mirë i Kupës së Botës, por gjithsesi po flasim për një djalosh të ri. Kjo, megjithatë nuk e pengon Çelsin që të ofrojë 131 milionë euro për kartonin e mesfushorit ofensiv argjentinas, Enzo Fernandez. Kjo do të thotë 115 milionë paundë stërlina, dhe pronari i Bluve të Londrës jep 10 milionë paundë më shumë sesa është vetë klauzola e transferimit në kontratën e Fernandezit. Futbollisti 22-vjeçar është e sigurt se do të largohet nga Benfika madje tani, ndërsa shpenzimet e Çelsit do të arrinin në 630 milionë euro këtë shpenzon, pa llogaritur nja 30 milionë për Mihajlo Mudrikun.
Sfidanti.al