Legjenda bardhezi i pati disa fjalë pasi e ndoqi ekipin e tij në humbjen 1-2 ndaj Monzës madje në Torino. Alesandro Del Piero ka qenë dikur një kampion i madh për Juventusin dhe Italinë duke fituar gjithçka, ndërsa sot është i shqetësuar për fatin e ish-ekipit të tij. “Monza është kthyer në “mace të zezë” për ne, gjëra që ndodhin, por pashë gabime që nuk u kanë hije lojtarëve të Juventusit, – tha ai, – natyrisht, këto gabime vijnë nga presioni psikologjik dhe nga situata që po kalon klubi. Ndaj Atalantës ishte ndryshe, skuadra ishte agresive, ndërsa kjo që ndodhi me Monzën është shqetësuese”.
Sfidanti.al