“Rrufe në qiell të pastër”, si Kanselo u huazua tek Bajerni?!

Ndodhin disa gjëra në jetën e njeriut dhe të ekipeve që ndryshojnë gjendjen nga një anë krejt në të kundërtën. Kështu paska ndodhur me fatin e Zhoao Kanselos, portugezit të dalluar të mbrojtjes së Mançester Sitit që papritur mësojmë se ka kaluar me huazim tek Bajerni i Mynihut. Habia nuk është se përse shkoi në Bavari, sepse po bashkohet me një ekip të madh, por se përse u largua kaq rrufesëm nga Mançesteri? Lajmet janë që Kanselo pati një konflikt në fushë me trajnerin Pep Guardiola dhe kjo i çoi gjërat shumë shpejt deri në çarjetë plotë. Edhe Barcelona e kërkonte mbrojtësin portugez që ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, por ai u huazua tek Bajerni. Përpara sesa të ndodhte as nuk dihej që ai mund të ishte në treg.

Sfidanti.al