Edhe kujt i ndodh kjo gjë? Klubit bavarez që shquhet se nuk e lëshon lehtë paranë nga dora. Me të drejtë mediat gjermane çmeriten që Bajerni shpenzoi gati 30 milionë euro për një 17-vjeçar, edhe pse po flasim për një sulmues të talentuar që e kërkuan shumë klube të tjera. Rena franceze kërkoi fillimisht 40 milionë euro, por biznesi u mbyll me 20 milionë euro që do të jepen në bazë të kontratës dhe 8.5 milionë euro me shtesa në bazë të klauzolave. Çmimi mbetet i lartë dhe në Mynih mediat shkruajnë se Bajerni mori 17-vjeçarin më të shtrenjë të të gjitha kohëve. Janë para që investohen për të ardhmen, ndonëse në futboll nuk është gjithmonë e sigurt që një 17-vjeçar që shkëlqen do të mbetet i madh kur të rritet.
Sfidanti.al