Ishin miqësore nga të fundit e verës, pasi shpejt nis sezoni. Dy skuadrat e kryeqendrës së Lombardisë pësuan që të dyja disfata në provat jashtë fushe, me Interin që u mund në Francë nga Lensi (0-1) dhe Milani që e pësoi në Hungari nga Zalaegerseku me shifrat 2-3. Zikaltërit, këtë herë ishin pa Kristjan Asllanin titullar, pasi në fushë ishte Brozoviç bashkë me Barelën dhe Çalhanoglunë, por problemi më i madh ishte që ekipi vuajti në pjesën e parë pa dyshen titullare të sulmit Lukaku-Lautaro. Pas pushimit, edhe pse erdhi humbja në 91’, skuadra e trajnerit Inzagi ishte shumë më e rrezikshme, por duket se ka nevojë për formë fizike më të mirë. Milani ndërkaq e nisi shumë keq në Hungari duke qenë në humbje 0-3 dhe reagimi ishte i vonshëm. Kjo disfatë ndaj një ekipi përgjithësisht shumë më modest është shqetësues, ndonëse Pioli bën thirrje për durim se gjërat do të ndryshojnë.
Sfidanti.al