Përforcim në mesfushë, Juventus kërkon Frenk Kesin

Pas “bomberit” belg, Romelu Lukaku, “bardhezinjtë” tashmë janë vënë pas një tjetër lojtari, që dikur ka qenë ndër të preferuarit e njërës prej skuadrave të Milanos.

Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Milan, tashmë lojtar i “katalanasve” të Barcelonës, Frenk Kesi. “Ylli” nga Bregu i Fildishtë është i gatshëm të nisë një “aventurë” te re në Itali dhe për kartonin e këtij të fundit, “zonja e vjetër” është e gatshme të paguajë deri në 15 milionë euro.

 

sfidanti.al