Gravenbersh “mollë sherri”, Milan e Inter në “luftë”

Pasi i “rrëmbyen” shërbimet e mesfushorit italian, Davide Fratezi dhe “bomberit” francez, Markus Thuram, tani “zikaltërit” e Interit kërkojnë të vjedhin një tjetë objektiv të rivalëve të qytetit, Milanit.

Bëhet fjalë për talentin 21-vjeçar të mesfushës së Bajern Mynih, Rajan Gravenbersh, me mesfushorin holandez që nuk është aspak i lumtur me situatën te “bavarezët” ku nuk ka minuta të mjaftuaeshme loje. Përveç “tulipanit” holandez dy klubet e Milanos janë gjithashtu në garë për mesfushorin e Bolonjës, Niko Domingez dhe atij të Udineze, Lazar Samadziç.

 

sfidanti.al