Për ndeshjen e trukuar të Asamblesë, Sali Berisha flirton me ..fituesin

Sa më larg futbollit, aq më larg portës së vërtetës shkojnë “topat” që gjuajnë politikanët. Ish-kryeministri Berisha në një intervistë televizive ka sulmuar rivalin e tij Rama edhe nëpërmjet futbollit. Tamam tamam i ra nga Asambleja e famshme e shkurtit, për të bërë golin e radhes, që mund të merret edhe si autogol. Fraza e Berishës është paska hermetike, por do të falej nëse do të ishte e vërtetë: ““Edi Rama ka marrë pushtetin e drejtësisë. Kërkon të marrë çdo institucion në këtë vend. Mori trajnerin e mbylli 3 ditë me dryn se duhet të fitonte Bashkim Fino dhe jo Armand Duka. Pra tentoi të manipulonte zgjedhjet”. Flitet për një trajner-zot që qënka mbyllur me dryn sepse në fund të ndeshjes për fronin e topit, fitues duhet të ishte Fino!
E dinë të gjithë se Berisha nuk është njeri i futbollit, madje akoma nuk është harruar shprehja e madhe plot pragmatizem : “ Jam bërë gjithnjë tifoz me ekipin që fiton ndeshjen..”.Nëse Asamblenë do ta quanim një ndeshje, madje një ndeshje finale për fronin, Berisha i politikës nuk e paska marrë vesh se kjo ka qënë një gjasme-ndeshje, një lojë e trukuar, ku viktima ishte politikani Fino dhe jo “sportivi” Duka. I bën nder gënjeshtrës dhe varroset e vërteta nga politikani që mbahet si “mbret” i informacionit. Pale kur lëshon nga goja “mjaltin” më helmuar se ajo që ndodhi ishte një “tentativë për të manipuluar” zgjedhjet.
Sfidanti.al