Mediat italiane shkruan Inter-Milan 1-0. Nuk ishte për “derbin e Madoninës”, por për zikaltërit që fituan (besohet) garën me kuqezinjtë për Bepe Marotën. Ylli i drejtimit sportiv të Juventusit dhe gjithë Italisë, vendosi të provonte një sfidë të re, pasi punoi në Torino për gati 5 vjet. Nuk jepen të gjitha arsyet se përse një drejtues kaq i rëndësishëm, që meriton Topin e Artë për postin e tij, nuk vazhdoi në një klub ku e kishte suksesin të sigurt.
Nuk mund të thuhet, po ashtu, se Interi e ka të sigurt që mund ta marrë, pasi nuk është dhënë informacion për ndonjë marrëveshje, por zërat janë që zikaltërit janë më pranë Marotës. Kjo do të thotë se tifozët interistë duhet të gëzohen dyfish. Kanë jo vetëm një skuadër të fortë dhe një trajner me përvojë si Spaleti, por shpejt mund të kenë një drejtues të pagabueshëm. Çfarë duhet më shumë për të fituar?
Sfidanti.al