Arbitri nga Dagestani, hero i mallkuar, shënon gol padashje!

Ia arriti qëllimit, ndonëse në një mënyrë që as e kishte menduar, dhe ndoshta as nuk e kishte dashur. Një gjyqtar futbolli nga Dagestani (republikë autonome e Federatës Ruse) u bë qendra e vëmendjes së mediave sportive botërore, për shkak se shkaktoi diçka që as nuk duhet ta bëjnë arbitrat. Ai shënoi një gol me kokë në ndeshjen e futbollit të ligës së Dagestanit, mes Kejes DD dhe Manasit të Dahadajevskit.

Atai Daudov, ky është emri i gjyqtarit, po vëzhgonte ekzekutimin e një penalltie, kur topi i gjuajtur nga lojtarët Kejesit, u grushtua nga portieri dhe bëri “rikoshetë” në kokën e tij. Menjëherë pas kësaj, topi përfundoi në rrjetë dhe goli u quajt i rregullt. Ndeshja përfundoi 4-4, por një ndikim ndoshta vendimtar pati pikërisht goli i arbitrit Daudov.

Sfidanti.al