Pele: Si e krahasoni Mesin me mua, ai ka vetëm një këmbë…

Legjenda e lojës së futbollit, Pele, thotë se habitet, kur gazetarët dhe tifozët e krahasojnë atë me Mesin, duke qenë se, sipas tij, futbollisti argjentinas nuk është i kompletuar. Kolosi brazilian 78-vjeçar tha:
“Si mund të krahasoni një tjetër me një futbollist që bëntë gola, si me këmbën e djathtë, ashtu edhe me të majtën, dhe me kokë, kurse ai, me të cilin ju më krahasoni mua, bën gola vetëm një këmbë! Si merrni guximin që të krahasoni dikë me Pelen? Kjo është e pamundur. Që ta krahasoni me mua dikë tjetër, ai duhet të jetë i kompletuar, të luajë në të gjithë drejtimet dhe të përdorë vetëm mjetet e lejuara. Ju mund të më krahasoni mua me Maradonën, Krojfin dhe me Bekenbaurin. Këta, po, kanë qënë futbollistë fantastikë, por jo Mesi”.
Edson Arantes do Nasimento, i mbiquajtur Pele, në karrierën e tij të pasur ka fituar tri Kupa Bote me Brazilin dhe ka shënuar mbi 1000 gola, ndërsa në vitin 1999 u shpall “futbollisti i shekullit”.
Sfidanti.al