Një nga ekipet më të mirë të Serisë A, Napoli, është gati të shpenzojë shumë para gjatë muajit janar, ndërkohë që trajneri i tij, Karlo Ançeloti, ka disa emra gati në “listën e dëshirave” të tij.
I pari në listë është Benzhamin Pavar, një futbollist që shkëlqeu në Botërorin e fundit në Rusi dhe e ndihmoi mjaft Francën që të ngrinte lart Kupën e Botës.
Të gjithë menduan se ai do të ndërronte klub që verën e kaluar, por ai preferoi që të qëndronte te Shtutgarti, por duket se gjatë sezonit dimëror të transferimeve ai do ta ndërrojë mjedisin.
Këtë mbrojtës 22-vjeçar e kërkojnë Çelsi, Bajerni i Mynihut, Totenhemi, etj., por duket se Napoli ka arritur tanimë marrëveshje për Pavarin dhe do ta blejë atë për 35 milionë euro.
Sfidamti.al