Pritet që klubi i Çelsit t’i ofrojë së shpejti futbollistit të vet më të mirë, Eden Hazar, një kontratë të re, në bazë të së cilës ai do të fitojë 17,5 milionë euro në vit që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në këtë klub. Në këtë mënyrë, Çelsi synon që “ta betonojë” Hazarin në radhët e veta, duke qenë se ka kohë që atij ia ka vënë syrin Reali i Madridit. Kështu që në Londër u ndez alarmi dhe ata që duhet ta dëgjonin atë, e dëgjuan.
Nëse Azari do t’i pranojë kushtet e kontratës së re, ai do të bëhet futbollisti më i paguar në ekip dhe do ta kalojë Ngolo Kanten që kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re me klubit që i siguroi atij 16 milionë euro në vit.
Eden Hazari po luan me Çelsin që nga viti 2012 dhe ka fituar me të dy tituj Premier Lige dhe një Ligë Evrope.
Sfidanti.al