Donçiç pa maskë.. “përshëndet” në mënyrë ballkanike gjyqtarin në NBA!

Basketbollisti slloven Luka Donçiç, duke luajtur me bluzën e klubit
“Dallas Maveriks”, ka treguar se jo më kot ai ka përfunduar në NBA-në amerikane. Dhe jo vetëm kaq, pasi ai duket qenë vetën 19 vjeç, është bërë lider i kësaj skuadre dhe vendimtar në momente të caktuara të ndeshjeve.
Por, megjithatë, edhe ai nuk ndryshon shumë nga lojtarët e tjerë, kështu që nxehet dhe shan gjyqtarët. Gjatë ndeshjes kundër Portlandit, një kamerë e kapi Lukën, duke sharë nga nëna në gjuhën amtare gjyqtarin kryesor të ndeshjes!
Sfidanti.al