Meidumet italiane shkruajnë se Milani është interesuar seriozisht për futbollistin brazilian Rodrigo Durado që luan më ekipin brazilian Internasional. Fjala është për një mesfushor 24-vjeçar që ka zhvilluar një sezon fantastik me Internasionalin dhe është zgjedhur si mefushori më i mirë i kampionatit brazilian.
Drejtori sportiv i klubit “rosoner”, Leonardo, ka kohë që po e ndjek performancën e këtij futbollisti, duke konsideruar se ai do të jetë një zëvendësim i shkëlqyer i Lukas Biglias. Agjenti i futbollistit të lartpërmendur brazilian e ka konfirmuar interesimin e Milanit që thuhet se do të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e Durados.
Milani tanimë e ka një futbollist brazilian, Lukas Paketa që kanë lënë bluzën e Flamengos për të veshur bluzën e klubit italian, pasi për të u paguan 35 milionë euro.
Sfidanti.al