Kritikat ishin të ashpra në të gjithë Francën për paraqitjen e tij në sfidën ndaj Mançester Sitit. Nejmar u quajt “një shpenzim jashtëzakonisht i madh dhe i kotë parash” nga Paris SG dhe e përditshmja “L’Ekip” i dha notën tepër të dobët 3. Ishte e dyta herë në një javë që gazeta prestigjioze jep këtë notë për yjet parizienëv, pasi ia vendosi Kilian Mbapesë për paraqitjen në sfidën e parë të Championsit ndaj Sitit. Gjithsesi, Nejmar ishte i dyti më i keqi, pasi argjentinasi Mauro Ikardi meritoi notën 2. Më i miri në fushë doli kapiteni Markinjos me notën 6, ndërsa të vlerësuar ishin edhe Navas, Kimpembe dhe Verrati që morën notë 5. Kritika bënë edhe mediat e tjera franceze si dhe tifozët në rrjetet sociale, me batuta të tilla si “përse duhet ta prekje 6 herë topin sa herë të vinte në këmbë”.
Sfidantia.al