Kritikat ishin të ashpra sidomos për presidentin Brus Bak (Buck), për rolin që ai luajti në krijimin e Superligës Europiane. Çelsi, gjithsesi, ka vendosur të ndryshojë kurs dhe, sipas mediave angleze, klubi londinez mendon të ftojë përfaqësues të tifozëve në diskutimin e projekteve dhe vendimeve në bordin drejtues. Një vendim që nuk ua jep edhe aq pushtetin tifozëve, siç ndodh në Gjermani,por gjithsesi një hap përpara që të kujton praktikën e krijuar në Francë, ku sindikatat kanë përfaqësues në bordin drejtues të kompanive. Si shembull, Pezhoja ku nga 11 përfaqësues në bord, tre ose katër janë të sindikatave. Të paktën, prania e tifozëve nuk do të lejojë që projektet të diskutohen në fshehtësi dhe të krijojnë tronditje kur të bëhen të ditura.
Sfidanti.al