Rregullat e Premier Ligës qenkan që mund të pasojnë ndëshkime të ashpra kur nuk arrin të përmbushësh detyrimet për organizimin e një ndeshjeje. Mançester Junajtid rrezikon shumë pasi tifozët pushtuan stadiumin “Old Traford” dhe ndaluan që të luhej ndeshja ndaj Liverpulit. Ndëshkimi mund të jetë me heqje pikësh në renditje nga ana e Premier Ligës, po ashtu me një gjobë financiare apo (dhe) me një pezullim të fushës nga ana e Federatës Angleze të Futbollit. Man. Junajtid deklaroi se ishte e pamundur të ndaleshin tifozët dhe se vetëm ardhja e policisë britanike bëri të mundur qetësimin e situatës. Po ashtu, është hedhur poshtë aludimi se pati punonjës në stadium që hapën derën për tifozët, ndërsa klubi njofton se do të marrë masa për të pasur siguri më të madhe në të ardhmen.
Sfidanti.al