Cristiano Ronaldo e Juventus do të vijojnë bashkëpunimin deri në 2022, por zërat për largimin e futbollistit nga Zonja e Vjetër po shtohen gjithnjë e më shumë dhe lajmet më të fundit vijnë nga Portugalia. Sipas të përditshmes ‘Record’, Ronaldo po tundohet nga ideja për t’u kthyer në vendlindje. Ai duket se dëshiron të mbyllë karrierën aty pikërisht te Sporting Lisbonë dhe të luajë deri në moshëm 40 vjecare.
Është ky një lajm i vërtetë bombastik i merkatos që është destinuar të ndezë sirenat e alarmit tek të gjithë në Torino e për më tepër kjo zgjedhje e Cristiano Ronaldo ka edhe bekimin e familjes së tij. Por në këtë moment, Ronaldo që po përjeton një sezon me pak ulje ngritje ka në shënjestër dy objektiva; të jetë shënuesi më I mirë në Serie A dhe arritjen e 100 golave të shënuar me fanelën e Juventusit.
Dhe në fund, ai mendon edhe për kualifikimin e Juventusit në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm dhe të dielën është sfida me Milanin që pritet të bëjë një diferencë të rëndësishme. Kupa me veshë të mëdhenj me pak fjalë, është obsesioni i vetëm si për atë ashtu edhe për klubin italian që përjetoi një sezon të komplikuar në cdo aspekt dhe që tani është në momentin vendimtar ku thuajse gjithcka do të jetë në këmbët e Ronaldos…mbretit të Portugalisë.
Sfidanti.al