Ka dy rikthime të rëndësishme në fazën përfundimtare të kupës së kampionëve të Europës në basketboll për meshkujt. Pas shumë vitesh, kualifikimin për në katërshen finale e arrin Olimpia e Milanos, që sot njihet me emrin Armani (për arsye sponsorizimi), si dhe Barcelona që nuk e ndërron emrin për asgjë në botë, pra as për sponsorizim. Në Këln do të jenë edhe CSKA e Moskës, lavdia e vjetër e kompeticionit dhe fuqia e re nga Turqia, Aanadolu Efes.
Barcelona mundi Zenitin e Shën Peterburgut në ndeshjen e pestë dhe vendimtare në çerekfinale të plej ofit, madje bindshëm 79-53 dhe Pau Gasol u kthyë në “Fajnël Four” pas 21 vjetësh. Armani Iksçejnxh Milano (Exchange) fitoi me shumë vështirësi ndeshjen e pestë ndaj Bajernit të Mynihut në kryeqendrën e Lombardisë, me shifrat 92-89, ndërsa skuadra gjermane luajti shumë mirë. Anadolu Efes triumfoi në Stamboll ndaj Realit të Madridit, në duelin më të vështirë të mundshëm, sepse ishte përballë rekordmenëve të trofeve (12). Turqit ia dolën 88-83. CSKA e Moskës ishte e kualifikuar pasi fitoi 3-0 duelin çerekfinal ndaj Fenerbahçes së Stambollit. Çiftet gjysmëfinale janë: Barcelona-Armani Milano dhe CSKA e Moskës-Anadolu Efes.
Sfidanti.al