Euro 2020, vendimi: skuadra me 26 lojtarë dhe jo 23

Komiteti Ekzekutiv i UEFA miratoi normat speciale për fazën finale të Euro 2020 për të garantuar zhvillimin e rregullt dhe vazhdimësinë e kompeticionit gjatë pandemisë Covid-19. Në këtë mënyrë, bëhet zyrtare zgjerimi i skuadrave pjesëmarrëse në Evropian nga 23 në 26 futbollistë, por gjithsesi në pankina do të jenë gjithnjë 23 lojtarë mes të cilëve përfshihen 3 portierët.

Në 1 qershor do të paraqiten listat e futbollistëve dhe në këtë moment normative do të lejojë zëvendësime në rast të dëmtime të tënda apo për sëmundje përpara ndeshjeve me kushtin që këto zëvendësime të jenë të certifikuara në aspektin mjekësor. Për arsye sigurie, futbollistët që kanë rezultuar pozitivë me Covid apo kanë qenë në kontakt të ngushtë me persona të prekur nga virusi e vënë në izolim, konsiderohen raste të sëmundjes së rëndë kështu që mund të zëvendësohen përpara ndeshjes me miratimin e UEFA

Rregullorja e re do të lejojë edhe zëvendësimin e portierëve përpara cdo ndeshjeje gjatë turneut në rast të paaftësisë fizike edhe pse  1 apo 2 portierët e përfshirë në listë janë ende të disponueshëm. Për të garantuar  integritetin e kompeticionit, një futbollist që është zëvendësuar në listë nuk mund të rikthehet më në skuadër.

Sfidanti.al