Partizani kalon Sfintulin me “8 ballë”, e pret sifda e madhe me Bazelin

Ishte favorit që përpara ndeshjes dhe përfundimi ishte i tillë. Shqipëria e pati që pa ardhur ora 21:00 skuadrën e tij në turin e dytë të Ligës së Konferencave, pa pritur se çdo të bënin Laçi e Vllaznia, dhe kjo skuadër ishte Partizani. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja fituan 3-2 në Moldavi ndaj Sfitul Georges vendas, duke realizuar përmbysje e duke pasur golaverazh total 8-4 me dy fitore. Cara dhe dy herë Stenjo Zhunior ishin autorë të golave, ndërsa Volkov me penallti dhe Solodvnicov kaluan dy herë në epërsi vendasit. Një konfirmim për ekipin e ri të të kuqve, që ka shumë ndryshime në krahasim me sezonin e kaluar. Tashmë, i pret ndeshja e dytë ndaj Bazelit të Zvicrës, që padyshim do të jetë favorit, por është e sigurt që shqiptarët do të luftojnë deri në fund. Ndeshja e parë në Zvicër në 22 korrik, kthimi në “Elbasan Arena” në 29. Në përbërje të zviceranëve është zv. kapiteni Taulant Xhaka, lojtar i kombëtares shqiptare, Edon Zhegrova i Kosovës si dhe lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare si Orges Bunjaku, Pajtim Kasami, Tician Tushi, Albian Hajdari, i huazuar nga Juventusi, apo Lirik Vishi i marrë nga akademia.

Partizani (4-3-3): Hoxha (k), Marku, Belica, Shehi, Gligorov (Celina 78’), Rrapaj, Kote, Murataj, Lukas Kardozo (Sota 85’), Stenjo Zhunior (Marinaj 78’), Cara. Tr. Daja

Sfidanti.al