Ka kombëtare në botë që janë mësuar kështu, si Brazili, Argjentina, Belgjika, Holanda apo vetë Franca. Yjet e ekipeve përfaqësuese luajnë jashtë, kryesisht në 4 ligat e mëdha, por ka pikëpyetje nëse kjo mund të ndodhë edhe për vetë Italinë! Për dekada me radhë, Seria A ka qenë një importuese yjesh, ndërsa të kaltrit luanin më së shumti për Juventusin, Milanin, Interin, apo edhe Napolin, Romën, Lacion, Sampdorian apo Fiorentinën. Sot mund të jetë ndryshe. Portieri Donaruma sapo përfundoi kalimin tek Paris SG në Francë, mesfushori Jorginjo luan në Angli për Çelsin, ndërsa ka “sulm” të përqëndruar për disa nga lojtarët e tjerë. Kieza pëlqehet nga Çelsi e Bajerni, Insinje mund të shkojë tek Barcelona thotë Braida, Liverpuli synon Barelën, Mançester Junajtid ia ka vënë syrin Di Lorencos. Ndoshta në Itali do të mbeten vetëm Kielini e Bonuçi.
Sfidani.al