Kur je në plazh ndoshta nuk i ke që të gjitha mundësitë për të bërë stërvitje siç je në qytet, ndonëse për futbollistët profesionistë të ligave kryesore të botës kjo nuk duhet të përbëjë problem. Ndoshta, Leon Gorecka ka dashur të tërheqë vëmendjen ose thjesht të bëjë një lojë me gruan e tij, pasi filmoi veten duke bërë ushtrime shtange me ulje-ngritje, në pozicion shtrirë. Në vend të shtangës ai përdori … trupin e gruas së tij të vendosur në një ulëse. Në total, futbollisti i Bajernit mund të ishte duke ngritur nga 50-55 kg nëse mund ta konsiderojmë gruan e tij si “peshë të lehtë”. Mesfushori bëri nja 10 ulje-ngritje duke treguar forcën fizike të krahëve të tij.
Sfidanti.al