Paris SG po e ndjen se do të jetë problem të humbasë Mbapenë!

Një lojtar i vërtetë futbolli, pa “lajle e lule”, por i drejtpërdrejtë, ai po fiton zemrat e tifozëve. Në “Parkun e Princave”, publiku i Paris SG e nisi ndeshjen ndaj Monakos me kore për Lionel Mesin, veçse në pjesën e dytë nisën brohoritjet për Kilian Mbapenë, autor i dy golave të vetëm. Gjithsesi, këto brohoritje mund të jenë deri në fund të sezonit, pasi sulmuesi 23-vjeçar përfundon kontratën dhe e ardhmja dihet, Reali i Madridit. Tek PSG po e kuptojnë se me ikjen e Mbapesë, largohet ylli kryesor i ekipit, pavarësisht pranisë aty të Mesit dhe Nejmarit. Këta muaj së bashku kanë treguar se njeriu që udhëheq spektaklin është pikërisht Mbape. Al Helaifi dhe Leonardo padyshim po mendojnë për të ardhmen dhe atyre u duhet një emër i madh për sulmin, ndoshta ky mund të ishte Halandi, ndoshta Levandovski, apo ndonjë tjetër.

Sfidanti.al