Nagelsmani synon të vazhdojë sukseset ndaj trajnerit rival

Bajerni ka një sfidë që mund të quhet e pranueshme sot në fushën e Shtutgartit, veçse asnjëherë nuk mund të thuhet me siguri që mund të fitosh. Skuadra e trajnerit Julian Nagelsman do të jetë në orën 18:30 në stadiumin e Mercedes Bencit, me synim tri pikët e radhës, por përballë Nagelsmanit do të jetë një trajner që mezi pret që ta mundë. Ky është Pelegrino Mataraco, një italo-amerikan që është në futbollin gjerman për një kohë të gjatë. Ai ka qenë lojtar i Nagelsmanit dhe pastaj është bërë rival. Dueli i parë mes tyre ishte në kampionatin e të rinjve në prani të vetëm 100 spektatorëve, dhe Nagelsmani fitoi 1-0 me Hofenhajmin U19 ndaj Nyrenbergut U19. Në nivel profesional, Mataraco nuk ka marrë asnjë pikë ndaj rivalit, ndërsa për të fituar ndoshta do të duhet të thërrasë sulmuesin Henrik Barç, që shënoi 2 gola në nëntor 2015 për t’i dhënë një fitore italo-amerikanit. Barç sot luan në ligën rajonale të Vestfalisë!

Sfidanti.al