Paris SG mendon të ardhmen pa Mbapenë, ndoshta me dyshen Mesi-Nejmar

Të ëndërrosh nuk kushton asgjë, por që të realizosh ëndrrat në futbollin profesionist duhet të shpenzosh shumë. Paris SG nuk po i bëjnë punë as paratë për të mbajtur Kilian Mbapenë dhe për të pasur edhe në të ardhmen një ekip që të luftojë për Championsin. Media franceze, “Telefut” (Telefoot) shkruan se PSG po mendon të ardhmen pa sulmuesin 22-vjeçar, i cili mesa duket dëshiron të shkojë tek Reali i Madridit. Pavarësisht përbetimeve të Leonardos apo edhe shpresë së trajnerit Poçetino, situata duket me më pak shanse për t’u zgjidhur, dhe drejtuesit po shikojnë mundësinë për të marrë një yll tjetër në sulm. Një alternativë (nëse do të mund të realizohet) është Lionel Mesi nëse nuk rinovon me Barcelonën dhe nëse nuk zgjedh të shkojë tek Siti i Guardiolës. Kështu do të krijohej dyshja Mesi-Nejmar, siç ka qenë tek Barcelona.

Sfidanti.al