La Liga, barazon Atletiko, kalendari thotë “Real” në garën për titull!

Kryesuesja e kampionatit spanjoll po ndjen vështirësi të jashtëzakonshme për të mbyllur sezonin me sukses dhe duket se titulli mund t’i shpëtojë nga duart. Përfundoi 1-1 dueli i Atletikos së Madridit në fushën e Betisit, duke bërë që skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone të ketë tani 67 pikë ndaj 66 të Realit e 65 të Barcelonës. “Të mos ketë iluzione dhe të mos gabohet askush, -tha Simeone pas ndeshjes, – Atletiko e ka fatin e vet në duart e veta”. Ferreira-Karrasko kaloi miqtë në epërsi në 5’, dhe Kristian Tejo barazoi në 20’. Kalendari për 8 javët e mbetura duket se favorizon Realin.

Atletiko: Hueska (b), Bilbao (j), Eibar (b), Elçe (j), Barcelona (j), Sociedad (b), Osasuna (b), Vajadolid (j).

Reali: Kadiz (j), Betis (b), Getafe (j), Osasuna (b), Sevilja (b), Granada (j), Bilbao (j), Vijarreal (b).

Barcelona: Getafe (b), Vijarreal (j), Granada (b), Valencia (j), Atletiko (b), Levante (j), Selta (b), Eibar (j).

Sfidanti.al