Paris SG më në fund e fiton një Kupë këtë sezon

Finalet në Francë në përgjithësi i ka pasur me mbarësi. Skuadra kryesore e vendit të saj dekadën e fundit ia doli të mbante gjallë traditën për të mos dalë pa asnjë sukses në sezon, pasi Paris SG e fitoi Kupën e Francës. Një gol i shënuar herët nga Mauro Ikardi (19’) dhe i dyti i realizuar nga Kilian Mbape në 81’ i dhanë suksesin në finalen ndaj Monakosë në “Stad dë Frans”.

Mbape ishte në formë të madhe, ndonëse një Kupë e Francës natyrisht është pak për një skuadër të ndërtuar me shpenzimin e qindra milionë eurove dhe që u eleminua në gjysmëfinale të Championsit, e me gjasë mund të mbetet pa titullin kampion. Kjo ishte fitorja e 14-të në 19 finale, dhe e 6 finaleve nga 7 të fundit për parizienët. Monako nuk luajti keq, madhe shpesh pati dominim me topin, por Mbape ishte tepër i rrezikshëm dhe bëri diferencën.

Sfidanti.al