Braziliani ka rinovuar jo shumë kohë më parë dhe kontrata e tij është me afat të gjatë. Paris SG ka në plan që ta largojë yllin brazilian, i cili duket se nuk cilësohet i përshtatshëm në një ekip me Mbapenë dhe Mesin, veçse nuk do të jetë e lehtë që “ta heqin qafe”. Nejmari ka deklaruar (sipas mediave) se nuk ka ndërmend të shkojë askund, por do të luftojë për të fituar tituj dhe për lavdi personale me PSG-në. Nga ana tjetër, parizienët kanë nevojë të rregullojnë bilancet pas shpenzimeve të mëdha që bënë me rinovimin e Kilian Mbapesë, ndërsa La Liga spanjolle i ka paditur në UEFA. Të shohim nëse do t’ia dalin mbanë.
Sfidanti.al