Skuadra kuqezi ka arritur suksese këta dy vjet falë trajnerit Stefano Pioli, falë Ibrahimoviçit dhe yjeve, por edhe për meritë të një drejtori krejt të veçantë si Paolo Maldini. Milani u shpall kampion përkundër gjithë parashikimeve që favorizonin Juventusin, Interin e Napolit dhe ndonëse dështoi në Champions, sezoni quhet mjaft pozitiv. Maldini realizoi një strategji të zgjuar me shpenzime jo shumë të mëdha, duke kombinuar lojtarë me përvojë si Ibrën apo Zhirunë, me më të rinj si Leao, Tomori, Kalulu, Teo Hernandez apo të tjerë. Gjithsesi, kontrata e Maldinit mbetet e parinovuar ashtu si edhe ajo e Masarës. Po kështu është pezull operacioni i transferimeve kuqezi këtë verë dhe kjo mund të kushtojë sezonin që vjen.
Sfidanti.al