Kemi folur shumë për Lionel Mesin sepse e meriton dhe sepse ka një jetë të tërë që habit dhe mrekullon. Gjithsesi, do të ishte e padrejtë nëse nuk do të veçonim Nejmarin pas një fillimi të jashtëzakonshëm të kampionatit francez, e kjo sidomos duke pasur parasysh se Paris SG donte që ta hiqte qafe. Sulmuesi brazilian ka 5 gola duke qenë shënuesi më i mirë i Ligës së Parë pas 4 javëve, e po ashtu është numri 1 me 6 asistë. Mbape ka shënuar 4 gola deri tani, ndërsa Mesi ka 3 gola dhe 2 asiste. “Nejmari është lojtari që krijon më shumë ekuilibër ndër të tre sulmuesit, – pohon trajneri Galtie, – është një lojtar që ka shumë ritëm në lojë, shumë volum”.
Sfidanti.al