Tifozët e Dortmundit: Çmimet e biletave ishin si në bordello!

Njihen si publiku më i zjarrtë, më besnik dhe më mbështetës në të gjithë Europën. Gjithsesi, kur tifozët janë të tillë edhe kërkesat i kanë të larta, dhe kështu ndodh me mbështetësit e Borusias së Dortmundit. Pasi ekipi i tij u mund në mënyrë krejt të pabesueshme në shtëpi 2-3 nga Verderi i Bremenit, ata shpërthyen, por zemërimin nuk e kishin edhe aq me humbjen. Gjermanët janë sportivë dhe e pranojnë që ekipi i tyre mund të dështojë, por kur vjen puna tek “kuleta” ata tërbohen fare, ndaj edhe akuzuan klubin se është shumë e kushtueshme të marrësh një vend në “Signal Iduna Park”. “Çmimet e biletave ishin si në bordello”, shkruan ata në një banderolë.

Sfidanti.al