Sulmuesi brazilian Neymar u operua në Belo Horizonte, dy javë pas një dëmtimi të rëndë në gju në ndeshjen kundër Uruguait në kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Operacioni i Neymar në ligamente dhe menisk të gjurit të majtë zgjati katër orë, shkruan Globo Esporte. Klubi i Neymar, Al Hilal, synonte ta kryente operacionin në Paris, megjithatë, braziliani zgjodhi doktorin Rodrigo Lasmar, i cili e kishte operuar në të njëjtin spital në vitin 2018 pas një dëmtimi të rëndë në këmbë. Të enjten herët në mëngjes, sulmuesi postoi një foto të tij duke fjetur me dy fëmijët e tij dhe tha: “Gjithçka do të jetë mirë”. Pastaj ai postoi pasi u zgjua nga operimi. Neymar do të kthehet në fushë gjatë mesit të vitit 2024.
sfidanti.al