Onana zhgënjim, Man. United gati ta zëvendësojë

Manchester United dëshiron të blejë një portier të ri, pasi Andre Onana nuk po bind në “Old Trafford”. Mediat portugeze raportojnë se “Djajtë e Kuq” po ndjekin me vëmendje portierin e Portos, Diogo Costa. 24-vjeçari ishte kërkuar nga United përpara se të blinin Andre Onana-n nga Interi, por duke parë paraqitjen jo bindëse të kamerunasit, klubi anglez do t’i rikthehet fiksimit të vjetër. Diogo Costa ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh nga Porto, me klubin portugez që aktualisht nuk ka ndërmend të ulet në tryezën e bisedimeve nëse nuk i paguhet kjo shifër.

Sfidanti.al