Oktoberfesti anulohet, por Bajerni i bën homazh me ngjyrën e fanelës!

Të shtunën në orën 15:30, futbollistët bavarezë do të dalin për të luajtur ndeshjen e radhës në Bundesligë të veshur me një fanelë të re. Kjo është fanela e katërt e sezonit, e prezantuar këto ditë, dhe që do të vishet për herë të parë. Fjala është për një uniformë të veçantë, të quajtura “Ëiesn” (vizn) në dialektin bavarez të gjermanishtes, dhe që simbolizon ambientin ku vendosen kioskat e birrave dhe të ushqimit gjatë Oktoberfestit. Ajo është në ngjyrë të blertë, ndërsa vijat, simbolet dhe sponsorët janë me ngjyrë ari, siç e tregon ajo që ka veshur Gnabri në foto. Oktoberfesti, festa më e madhe e birrës në botë, është anuluar për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë, dhe Bajerni dëshiron t’i bëjë homazh me fanelën e tij të re.

Sfidanti.al