Milani mendohet si favorit ndaj Juves, por kompanitë e basteve thonë “Juve”!

Shumë nga analistët e futbollit në Itali nuk ngurrojnë të shprehen se hierarkia ka ndryshuar dhe se Stefano Pioli ka një skuaër më të “kolauduar” sesa Masimiliano Alegri. Milani është një projekt që po shkon përpara për nja 2 vjet e më shumë, ndërsa Juventusi nuk ka shumë kohë që ka bërë ndryshimin në stol duke larguar Pirlon e duke rimarrë Alegrin. Me ikjen edhe të Kristiano Ronaldos, “Zonja e Vjetër” do të jetë me një kampion më pak, ndërsa ka mjaft lojtarë që ende duhet tëpërshtaten me skemat e trajnerit të ri. Milani, ndërkaq, duket më ekip, që nga porta, tek mbrojtja e mesfusha, ndërsa në sulm mungesa e Ibrës mund të ndikojë, por janë të tjerë, si Zhiru e Rebiç. Kjo u duk edhe në ndeshjen ndaj Lacios, dhe më pak në Champions ndaj Liverpulit. Gjithsesi, kompanitë e basteve e vlerësojnë ndryshe ndeshjen e së dielës në Torino për Serinë A. Shenja “1” shkon në 2.00-2.20, ndërsa “2” vlerësohet nga 3.20 në 3.40.

Sfidanti.al