Bajerni s’ka shumë nevojë për Levandovskin në “tërmetin” ndaj Bohumit

Sulmuesi polak e shënoi një gol dhe vazhdoi sezonin e tij të shkëlqyer. Roberto Levandovski ka 7 rrjeta në 5 ndeshje të Bundesligës dhe 11 gjithsej këtë edicion (në 7 sfida), ndërsa Bajerni fitoi 7-0 ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Bohumit. Nuk pati asnjë diskutim përballja në “Alianc Arena” ku bavarezët luajtën me fanelat e veçanta me ngjyrë të kaltër për nder të Oktoberfestit. Leroi Sane, Xhoshua Kimih, Serg Gnabri, Labropulos (në portën e tij), Levanadovski, sërish Kimih dhe Çupo-Moting ishin autorët e golave, ndërsa Bajerni ka 13 pikë në 5 ndeshje (4 fitore, 1 barazim) dhe golaverazhin 20-4! Nuk mund të thuash se ky ekip ka nevojë sot aq shumë për Levandovskin, apo është i varur prej tij, ndonëse 7 nga 20 golat në Bundesligë i ka shënuar pikërisht sulmuesi polak.

Sfidanti.al