Me 3 fitore radhazi dhe me vetëm 1 humbje në 13 sfidat e fundit të kampionatit, atmosfera tek Reali do të duhej të ishte e mirë. Shifrat janë të rëndësishme edhe për një skuadër që është mësuar vetëm të fitojë tituj, por problemet me dëmtimet shqetësojnë, ndërsa një tronditje vjen nga lajmet për Sergio Ramosin. Kapiteni vazhdon riaftësimin, ndërsa e ardhmja e tij në Madrid duket tepër në dyshim. Kjo, edhe pse të përditshmet spanjolle “Marka” e “AS” lajmëruan se pati një takim mes mbrojtësit dhe drejtuesve të klubit, një tregues se akordi mund të arrihet. Gjithsesi, gazetari Zhozep Pedredol, deklaron nga emisioni i tij “Çingirita” se Ramosi do të largohet nga Reali dhe se nuk ka kthim prapa. Kapiteni kërkon 2 vjet rinovim të kontratës që përfundon këtë verë, por klubi ia jep vetëm nëse pranon 10 për qind ulje rroge. Legjenda 34-vjeçari ka luajtur mbi 650 ndeshje për madrilenët e ka shënuar më shumë se 100 gola.
Sfidanti.al