Punë gjermanësh, punë bavarezësh. Edhe pse shvabët e Shtutgartit jepen si më kurnacët e gjithë vendit të madh europian, duket se tek futbolli rekordin e mban Bajerni. Kampionët e botës në fuqi kanë një plan për të rinovuar mbrojtjen duke shpenzuar relativisht pak para. Fjala është për të marrë Dajot Upamekanon nga Lajpcigu për rreth 42 milionë euro, si dhe mbrojtësin e Redingut në Angli, Omar Riçards. Ky i fundit, në moshën 23-vjeçare, do të vijë me parametra zero sepse i përfundon kontrata në skuadrën e kategorisë së dytë angleze. Upamekano është gjithashtu i ri, 22 vjeç, dhe ai e ka arritur akordin me Bajernin për një kontratë deri në 2026. Nga bavarezët pritet të largohet David Alaba, ndërsa edhe Zherom Boateng nuk besohet se mund të ketë karrierë të gjatë.
Sfidanti.al